Shkolla e mesme profesionale e agrobiznesit “Zenel Hajdini” në Ferizaj ka përfituar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik një varg pajisjesh teknologjike në vlerë prej 20 mijë eurosh, derisa kjo shkollë disa herë me radhë gjatë vjetëve të fundit është cilësuar si shkolla më moderne për menaxhim dhe cilësi të mirë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Me këtë donacion tashmë kjo shkollë ka kompletuar klasën për teknologji informative me pajisjet elektronike, si kompjuter, Smart TV, printer 3D dhe një varg pajisjesh të tjera, të cilat u nevojiten nxënësve për punë praktike.