Ekonomia Online
FUNDIT

Na duhen 100 euro! Paraja duhet të qarkullojë…

Na duhen 100 euro! Paraja duhet të qarkullojë…

Një turist shkon në një hotel në Vlorë dhe kërkon një dhomë. Kam dhoma vetëm në katin 6-të, por më është prishur ashensori. A mund të përdorësh shkallët? Turisti pranon me kënaqësi. Ju lutem ju duhet të më lini 100 euro garanci. Nëse ju pëlqen dhoma do ta keni të paguar natën e parë, nëse […]

Një turist shkon në një hotel në Vlorë dhe kërkon një dhomë.

Kam dhoma vetëm në katin 6-të, por më është prishur ashensori. A mund të përdorësh shkallët?

Turisti pranon me kënaqësi.

Ju lutem ju duhet të më lini 100 euro garanci.

Nëse ju pëlqen dhoma do ta keni të paguar natën e parë, nëse jo do t’u kthej 100 euro.

Turisti i jep të zotit të hotelit 100 euro.

I zoti Hotelit menjëherë shkon te dera ngjitur dhe i jep të zotit të minimarketit 100 euro dhe merr furnizimin e mëngjesit.

I zoti minimarketit nxiton dhe i jep Kasapit ngjitur 100 euro për t’i blerë 7 zogj të freskët fshati. Vetë Kasapi i jep 100 euro vëllait që ja kishte pa paguar si trajner i Xhudos për dy djemtë e tij. Vëllai nxiton dhe kthehet të zotit hotelit dhe me ton të ngritur i thotë:

Urdhëro 100 euro për natën e Shën Valentinit se kishe frikë se nuk do ta paguaja.

Jo vëlla nuk kisha frikë, por isha i sigurtë se nuk do e shihja më 100 euron me sy!

Ja ku i ke para syve 100 euro!

Në këtë moment turisti i huaj zbret nga kati i gjashtë dhe i thotë: dhomat ishin shumë të mira, por ndoshta do të vij nesër.

Urdhëro 100 euro që më le kapar- i thotë i zoti Hotelit duke e marrë kartmonedhën nga duart vëllait të Kasapit.

Mësimi nga kjo fabulë e vjetër ekonomike: paraja duhet të qarkullojë. Qeveria/banka duhet të bëjë rolin e turistit, përndryshe, hotelet, marketet, pikat e shumicës… do të mbyllen.

Të ngjashme