​Vdes Driton Hajdari, i dënuari në rastin “Bllaca”

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

I dënuari me 7 vjet burg në rastin “Bllaca”, Driton Hajdari, ka vdekur mbrëmë. Këtë lajm e kanë bërë të ditur familjarë të tij nëpërmjet rrjeteve sociale.

Hajdari ishte liruar me kusht për shkak të sëmundjes së sklerozës amfitrofike laterale (ALS).

Ai ishte dënuar me 7 vite burgim në procesin gjyqësor Bllaca II, ndërsa ishte gjetur fajtor për veprën penale tentimvrasje.

I dënuari me 7 vjet burg në rastin “Bllaca”, Driton Hajdari,, ishte liruar me kusht dy vite më parë për shkak të sëmundjes së sklerozës amfitrofike laterale (ALS).

Hajdari e kuptoi se vuan nga kjo sëmundje gjatë kohës sa vuante dënimin në burg, por familjarët e tij ankohen duke thënë se Hajdari u neglizhua shumë nga organet e drejtësisë përkundër ankesave të bëra. Kjo ishte hera e dytë që Hajdari u lirua nga burgu për arsye se nuk mund të kujdeset për veten e tij, kjo do të thotë se mbajtja e tij në burg është kundër të drejtave të njeriut.

Të ngjashme