10 milionë euro për rrymën në veri mund t’i kthehen buxhetit të shtetit

Prishtinë | 19 Maj 2020 | 18:13 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka diskutuar lidhur me ndarjen e mjeteve në vlerë prej 10 milionë euro nga ana e Qeverisë për pagesën e shpenzimit të rrymës në veri me përfaqësuesit e Zyrës së Rregullatorit të Energjïsë dhe KOSTT-it, raporton Ekonomia Online.

Ushtruesi i detyrës së Kryesuesit të  bordit të ZRrE-së, Arsim Janova, tha se kërkesa për 10 milionë eurot e ndara nga Qeveria kanë ardhur si kërkesë e KOSTTI-it pasi marrëveshja për pavarësim të rrjetit të energjisë nga Serbia ka qenë e nevojshme si garanci që nuk do të ketë devijime.

“Energjia që është shpërndarë atje është e Evropës në një mënyrë Kosova ka hyrë në obligime nga Evropa. Nga kushtet që ka qenë është fjala KOSTI- është pavarësuar, bllok i veçantë me Shqipërinë është dashur të garantojmë para evropianëve që nuk do të shkaktojmë probleme, kjo ka qenë arsyeja. Nëse qeveria krijon kushte ne jemi të gatshëm si KETS të operojmë në atë pjesë”.

Kurse drejtori i KOSTT-it Ilir Shala, tha se mund të ketë penalizmi të mëdha pas marrëveshjes për pavarësim të rrjetit nga Serbia, nwse nuk respektohet marrëveshja.

“I kemi bërë një kërkesë qeverisë për mjete, me vet faktin se me futjen në operim të kësaj marrëveshje penalizmi do të jenë të mëdha”.

“Diku 35 milionë ka pasur devijime. Arsye tjetër është që t’i kihet hapësirë që konform marrëveshjes së re është që një operator ‘Elekto Server’ që do t’i furnizojë qytetarët në veri, nëse nuk aplikon për leje ‘Elektro Server’ atëherë KESKO, i furnizon qytetarët atje”.

Nënkryetarjakryetarja e komisionit, Besa Ismajli, tha se xhepi i qytetarëve është dëmtuar padrejtësisht.

“Ne mendojmë që keni pasur një shkelje edhe sa i përket dinjitetit dhe të drejtave të qytetarëve të Kosovës, pasi xhepi i qytetarëve është dëmtuar padrejtësisht”.

Në këtë komision pati përplasje ndërmjet të deputetes së AAK-së, Tetua Haxhiu dhe raportuesve në komision.

“Mos i injoroji qytetarët, zotëria atje me të qeshurat po na ofendoni, s’mund t’i ofendoni deputetët. A janë të deklaruara 42 milionë euro fitime, mos i injoro deputetët”, tha Haxhiu.

Ushtruesi i detyrë së bordit të ZRE-së Arsim Janova iu përgjigj deputetes Haxhiu, ku tha se funksionojnë pa bord dhe se nuk mund të ndajnë mjete.

“Unë nuk kam mundur me nda mjete pasi ju ish dashtë me ditë që ne jemi pa bord”.

Janova tha se këto 10 milionë euro mund t’i kthehen buxhetit të shtetit nëse operatori “Elektro Server” fillon punën në veri.

“Ato 10 milionë nuk shfrytëzohen nëse operatori që ka aplikuar në MTI ‘Elektro Server’ licencohet dhe fillon punën”.

Shala para anëtarëve të komisionit tha se ka kërkuar zgjedhjen e bordit të ri.

“Javën e kaluari jam drejtuar kryetares së Kuvendit, kryeministrit, zv.kryeministrit dhe ministres së Ekonomisë për përshpejtim të përzgjedhjes së bordit të ri”.

Kryetari i komisionit për Buxhet Financa dhe Transfereve, Hekuran Murati ka arsyetuar miratimin e 10 milionë eurove për veriun, raporton EO.

“Pasi është një zotim për anëtarin në rrjetin evropian të energjisë, qysh me u prezantuar në rast se hyn në fuqi marrëveshja për pavarësim të energjisë nga Serbia dhe një rrjet të përbashkët me Shqipërinë, me që na ka prezantuar si problem ne e kemi bërë këtë zotim për 10 milionë dhe e sigurojmë që çdo vit i marrim 10 milionë për mu si kryer i komisionit për Buxhet është dashtë me u votuar”.

Të ngjashme