20 vjet nga rasti “Panda”, autorët e krimit makabër ende nuk u gjetën

Prishtinë | 14 Dhj 2018 | 17:25 | Nga Nora Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sot e 20 vite më parë në qytetin e Pejës kishte ndodhur një krim makabër.

Në kafenenë “Panda Cafe” në Pejë më 14 dhjetor të vitit 1998 persona të armatosur ia kishin mësyer këtij lokali për të lënë të vdekur më pastaj 6 të rinj ku u qëlluan me 60 plumba, raporton Ekonomia Online.

15-vjeçari Ivan Obradoviç, 16-vjeçari Vukota Gvozdenoviç, 18-vjeçarët Svetislav Ristiç, Zoran Stanojeviç dhe Dragan Trifoviç dhe 24-vjeçarin Ivan Radeviç.

Dy 18-vjeçarë të tjerë, Vlado Loncareviç dhe Nikola Rajoviç dhe pronari i Panda Café, Mirsad Saboviç, gjithashtu u plagosën gjatë të shtënave.

E edhe njëzet vite më vonë autorët e këtij krimi makabër nuk u gjetën.

Madje për këtë rast dikur ka pasur edhe arrestime të shqiptarëve të Kosovës, Behar Bajri, Vllaznim Përgjegjaj dhe Agron Kollçaku, ishin arrestuar me pretendimin se kishin vrarë 6 të rinj serb në kafenenë Panda në Pejë ku pastaj u shpallën si të pafajshëm duke u cilësuar se ata ishin arrestuar gabimisht.

Kështu u tha gjatë një ligjerate publike të titulluar “20 vite pas rastit Panda” nga fondi për të Drejtën Humanitare, raporton Ekonomia Online.

Ligjëruese e kësaj teme ishtë Dea Dedi, menaxhere e Qendrës së dokumentimit.

Ajo shpjegoi të gjeturat e këtij rasti që nga viti 1998 kur edhe kishte ndodhur krimi

“Ne sot jemi mbledhë këtu në nderë të viktimat civile që humbën jetën sot e 20 vite më parë. Këtu janë të gjeturat e dëshmitarëve okularë si dhe deklaratat e familjarëve të viktimave. Ngjarja për të cilën jemi mbledhur sot ka ndodhur në Komunën e Pejës. Gjatë vitit 98′ u zhvilluan luftime të ashpra në fshatin e Loxhës ku për herë të parë u përdorën avionët luftarakë në kundërshtim të UÇK-së. Atë ditë 6 gjimnazistët si zakonisht vendosën të mblidheshin tek kafeneja panda afër shkollës së viktimave. Pas orarit të punës ata po luanim letra”, tha Dedi.

“Derisa aty po përgatitej darka ata kaluan në pjesën e lokalit ku ishin mbledhur edhe të rinj të tjerë për të luajtur letra. Pas 10 minutave rreth orës 20:10 dy persona hynë me forcë në humbjen e lokalit dhe shtënë me armë drejtë të rinjve ku pastaj u larguan me një veturë të tipit ‘Zastar’”, shtoi Dedi.

Ndër të tjera u tha se sipas raportit policor prokurori i rastit ka bërë vëzhgimin e rastit dhe aty gjetën 42 gëzhoja të plumbit.

“Trupat e pajetë u varrosën më 16 dhjetor të vitit 1998. Mbi 200 policë menjëherë u mobilizuan pas rastit ku u arrestuan 150 shqiptarë. Sipas deklaratave asnjëri nga ta nuk kishin lidhje me rastin Panda. Të 6 janë dërguar në stacion policor ku u transferuan në burgun e Pejës ku qëndruan gjashtë muaj e ku pastaj u dërguan në burgjet e Serbisë ku u dënuan më 1 vit burgim”, pohoi ajo.

Dedi tha se të arrestuar për raste të krimeve të luftës ka shumë pak deri sa edhe thotë që nuk ka masa serioze drejtë këtyre rasteve.

“Prej muajit maj 2015 deri në 2017 janë marrë në pyetje 42 persona lidhur me rastin. Në tetorin e këtij viti vetëm 39 persona janë dënuar për krime lufte dhe nga këto rezultate del që rastet e krimeve të luftës nuk po merrem seriozisht”, tha Dedi, raporton EO.

Të ngjashme