26 të helmuarit nga zarfet e ardhura nga Serbia, nuk kanë kërkuar ndihmë në Klinikën Infektive

Prishtinë | 13 Tet 2019 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Procesi i verifikimit të zarfeve me vota të ardhura nga Serbia, është ndërprerë pak më parë. Kjo ndodhi si shkak i kundërmimit të zarfeve, ku raportohet se janë helmuar rreth 26 zyrtarë kosovarë të cilët kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve, e të cilët janë dërguar në Klinikën Infektive për trajtim.

Mirëpo,drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Ajazaj-Berisha, për Ekonomia Online, mohoi që ndonjë qytetet të ketë shkuar në këtë klinikë si shkak i helmimit nga zarfet e ardhura nga Serbia.

“Deri më tani asnjë person nuk ka ardhur për shkak të helmimeve nga zarfet e ardhura nga Serbia. Unë i kam pyetur edhe kujdestarët që kanë qenë në klinikë, por nuk ka”, tha Ajazaj-Berisha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme