26-vjeçari që u hodh sot nga konvikti ishte student i masterit në Gjermani

Prishtinë | 03 Maj 2020 | 21:39 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka dhënë detaje rreth djaloshit 26 vjeqar që vdiq sot duke u hedhur nga karnatina tek konviktet në Qendrën Studentore në Prishtinë.

Haziri është shprehur i tronditur me lajmin për vdekjen e 26 vjeçarit nga Gjilani.

Ai ka thënë se Agron Musliu, ishte një student i shkëlqyer i masterit në Gjermani.

“U trondita me lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të 26-vjeҫarit, Agon Musliu, i cili ishte student i shkëlqyer i masterit, në Gjermani. Humbje e madhe për familjen e për Gjilanin. Komuna e Gjilanit do t’i qëndrojë afër familjes. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Të ngjashme