27 të shëruar dhe 7 raste të reja me Coronavirus

Prishtinë | 01 Maj 2020 | 21:47 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se 27 persona janë shëruar; ndërsa 7 raste janë diagnostifikuar me Covid-19.

Sipas IKSHPK-së, rastet pozitive janë raste kontakti dhe sipas vendbanimit: gjashtë raste nga komuna e Prizrenit dhe një rast nga komuna e Suharekës

Sot më 01 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 221 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej shtatë (7) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti dhe sipas vendbanimit: gjashtë (6) raste nga komuna e Prizrenit dhe një (1) rast nga komuna e Suharekës.

Sot më 01 maj 2020, janë shëruar edhe njëzet e shtatë (27) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e nëntëdhjetë e tetë (298) raste.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme