316 mijë nxënës pritet të testohen nesër, pjesëmarrja vullnetare

Prishtinë | 10 Maj 2019 | 17:04 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

316 mijë nxënës nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën do të testohen nesër nga lëndë të ndryshme, në Garën e Diturisë, e cila do të mbahet për herë të parë në Kosovë. Edhe pse Këshilli i Prindërve përmes një komunikate ka bërë të ditur se ky test duhet të merret si vullnetar dhe të mos obligohen nxënësit.

Sipas Koordinatorit Nacional për Kulturë, Arsim, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, janë hartuar 352 teste të cilat do të shpërndahen nëpër shkolla, mirëpo për shpenzimet për materialet thotë se nuk e dinë sa kanë qenë pasi janë mbuluar nga Zyra e Kryeministrit.

“Këto janë shpenzime që shkojnë në kuadër të zyrës së Kryeministrit dhe ata i dijnë këto shpenzime më mirë, ne nuk i kontrollojmë ato shpenzime”.

Ai ka thënë për Ekonomia Online se në testim do hyjnë nxënësit me dijen që kanë marrë nga shtatori deri në prill.

“Me vendimin e Qeverisë pas planit veprues që është miratuar në mbledhjen e qeverisë, programi nacional për rininë, është duke u mbajt në formë të testeve si garë nacionale për të gjithë nxënësit e shkollave fillore, 316 mijë, nga klasa  e parë deri në të dymbëdhjetën. Co klasë do hyjë në test për dijen që ka marrë nga shtatori deri në prill dhe do ti nënshtrohen testit. Gjithsej janë hartuar 352 teste, të gjitha testet janë hartuar në gjuhën shqipe, serbe, turke, boshnjake. Në gjuhën shqipe janë gjithsej 126 teste”.

“Gara për Dituri ka tri shtylla, shtylla e aktivitetit kulturor dhe mendimit kritik, shtyllën e diturisë dhe sportit”.

“Për herë të parë kemi gara për të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës dhe është mundësi e tyre që të shprehen në kreativitetin kulturor dhe mendim kritik, në arte figurative, muzikore dhe teatër, ndërkaq në mendime shkojnë në krijimin e eseve dhe debateve”.

Sipas tij, ky projekt ka arritur që të gjejë mbështetjen e jo vetëm të mazhorancës por edhe të opozitës, gjë që për të, kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë.

“Është programi i vetëm që nga paslufta deri më sot që në nivelin e Republikës së Kosovës një program nacional ka mbështetjen jo vetëm të mazhorancës që është në pushtet por edhe të opozitës. Ka mbështetjen e të gjithë drejtorëve, përvec drejtorëve, ne kemi thelluar bashkëpunimin duke nënshkruar edhe marrëveshje të vecanta me të gjithë drejtorët e komunave të Kosovës, që janë nga parti të ndryshme. Kemi mbështetje të jashtëzakonshme, na ka ndihmu MAShT-i, MKRS, bashkëpunimi i jashtëzakonshëm është nga SBShK-u, një bashkëpunim tjetër është nga Këshilli i Prindërve të cilët kanë qenë sot në vizitë dhe të gjitha institucionet relevante dhe shoqëria civile e kanë mbështetur projektin për 316 mijë nxënës”.

Këshilli i Prindërve i Prishtinës përmes një sqarimi për prindërit, thotë se ka pranuar kërkesa dhe ankesa të shumta të prindërve që janë kundër Garës së Diturisë (në formë të testimit), të planifikuar të zhvillohet më 11 maj 2019.

Kujtojmë se Këshilli i prindërve të Prishtinës ka dalë me qëndrim se mbajtja e garave të diturisë, që është planifikuar të mbahen të shtunën në disa lëndë, është ngarkesë e paarsyeshme, me efekte negative për fëmijët dhe stres i tepërt që nuk justifikon mjetin e as qëllimin

Të ngjashme