400 lëndë për korrupsion në Gjykata

Prishtinë | 08 Kor 2016 | 09:38 | Nga

Zvogëlimi i kompetencave të EULEX-it, në fushën e sundimit të ligjit, do tua mundësojë gjyqtarëve vendorë që të merren me shqyrtimin e të gjitha rasteve të reja gjyqësore.

E me këto lëndë, gjyqtarët vendorë janë të gatshëm të përballen, deklaroi në një intervistë për gazetën “Zëri”, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi.

Në bazë të marrëveshjes së re ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre të Bashkimit Evropian rreth mandatit të EULEX-it, ndarja e drejtësisë në Kosovë do të kalojë tërësisht në duar të gjyqtarëve vendorë. Këta të fundit, siç tha Idrizi, janë të gatshëm që të merren me të gjitha rastet gjyqësore, duke përfshirë edhe rastet në të cilat të përfshirë janë profile të larta.

Ai po ashtu ka folur edhe për vështirësitë me të cilat është duke u ballafaquar sistemi gjyqësor në Kosovë, ndikimit të politikës në vendimet gjyqësore, zgjidhjes së lëndëve gjyqësore që kanë të bëjnë me krim të organizuar dhe korrupsion, si dhe prioritetit që është duke iu dhënë zgjidhjes së lëndëve që kanë të bëjnë me investitorët e huaj, me theks të veçantë atyre nga diaspora./zeri/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme