683 të vdekur nga COVID-19 përbrenda 24-orëve në Itali

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 18:30 | Nga Ekonomia Online

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me koronavirus.

Numri i viktimave ka shkuar në 7503, pasi që janë shfaqur 683 viktima në 24 orët e fundit, raporton Worldometer, transmeton lajmi.net.

Rastet janë shtuar në 3449 duke e çuar në 57521 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 9362.

Numri i të prekurve me virusin e ri ka filluar të bie në rajonin e Italisë.

Gjithashtu raportohet se 33 nga viktimat ishin pjesë e stafit mjekësor.

Të ngjashme