A mund të preket dy herë një person nga Coronavirusi?

Prishtinë | 04 Kor 2020 | 08:21 | Nga Ekonomia Online

Rreth 2 muaj më parë, mikrobiologu Lul Raka, kishte treguar se a mund të preket përsëri nga Covid-19, një pacient i shëruar.

Ai kishte bërë dy publikime në profilin e tij zyrtar në Facebook, duke thënë se ende nuk dihet se sa zgjat imuniteti protektiv kundër SARS-CoV-2.

Petrit Bylykbashi ka lajmëruar se është infektuar përsëri me Coronavirus, ani pse ishte shëruar rreth 3 muaj më parë.

Ai gjatë ditës ka njoftuar se është infektuar sërish dhe se testimin e ka bërë në koordinim me drejtorin e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani.

”Mbas 4 ditëve rend të rishfaqjes së simptomave dhe një konsulte/përcjellje të gjendjes disa orësh maratonike bashkë me Naser Ramadanin vendosëm që unë me u ritestu për Covid19, fatkeqësisht rezultova pozitiv në SARS-CoV-2 përsëri, virusi mu kthye afërsisht 3 muaj mbas shërimit dhe kësaj here shumë më agresiv, po sulmon aty ku ka dëmtu herën e parë, direkt në mushkëri”, ka njoftuar Bylykbashi në Facebook.

E në lidhje me pyetjen se a mund të preket përsëri nga Covid-19 një pacient i shëruar, si në rastin e Petrit Bylykbashit, mikrobiologu Lul Raka rreth dy muaj më parë ka dhënë dy përgjigje, ku në njërën është referuar në sqarimet e ekspertëve koreanë.

Në postimin e parë sqarues të tij dhe duke u bazuar në ekspertët e infektologjisë në Korenë e Jugut , Lul Raka kishte thënë se sëmundja nuk mund të rikthehet te pacienti i shëruar me Covid-19.

Ky është postimi i parë i tij në lidhje me këtë çështje:

A MUND TË PREKET PËRSËRI NGA COVID-19 NJË PACIENT I SHËRUAR?Kjo pyetje u shtrua në mbarë botën ditëve të fundit, pas…

Gepostet von Lul Raka am Samstag, 2. Mai 2020

Më pas në postimin e dytë sqarues, Raka kishte thënë se përgjigja se sëmundja nuk kthehet tek pacientët e shëruar, vjen nga sqarimi i ekspertëve koreanë dhe jo nga ai.

”Pacientët me COVID-19 zhvillojnë antitrupa IgM dhe IgG, në intervalin 6-15 ditë pas shfaqjes së sëmundjes. Por, ende nuk e dijmë se sa zgjat imuniteti protektiv kundër SARS-CoV-2, sepse kjo kërkon kohë më të gjatë për mbikëqyrjen e pacientëve”, kishte shkruar Raka në postimin e dytë

Ky është postimi i tij i dytë në lidhje me këtë çështje:

Sqarim: Postimi i mëparmë është sqarim i ekspertëve koreanë për pacientët me rikthim pozitiviteti.Nuk shkrova për…

Gepostet von Lul Raka am Samstag, 2. Mai 2020

Deri më tani në Kosovë janë shënuar gjithsej 3.064 raste pozitive me koronavirus nga 24.271 persona të dyshimtë, me gjithsej 55 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme