Abdixhiku uron Pashkët: Kjo festë shënon ditën e ringjalljes së shpresës

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkëve.

Abdixhiku ka shkruar se kjo festë shënon ditën e ringjalljes së shpresës.

Postimi i plotë:

“Të dashur qytetarë të besimit katolikë, 

Kjo kremtë për të gjithë ju shënon ditën e ngadhnjimit të jetës mbi vdekjen dhe rikthimin e besimit në vlerat më sublime njerëzore. Kjo festë shënon ditën e ringjalljes së shpresës, prandaj ua uroj të gjithëve festën e Pashkëve.  

Këto Pashkë, na gjejnë të gjithëve duke u përballur me pandeminë. Shpresa për një ditë të mirë do të na mbaj gjallë gjithmonë. Le të jetë kjo ditë e ringjalljes së besimit që shpejt do të jemi bashkë në çdo kremtë duke ia shtrirë dorën njëri – tjetrit për ta uruar.  

Gëzuar për shumë mot Pashkët!” 

Të ngjashme