Adelina Ismaili për Nexhmije Pagarushën: Pusho e qetë madhështi, përjetësisht adhuruesja jote

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare, këngëtarja e mirënjohur Nexhmije Pagarusha.

Bilbili i muzikës shqipe ndërroi jetë në banesën e saj në Prishtinë, pas një sëmundje të shkurtër.

Ngushëllime për humbjen e saj kanë shprehur emra të njohur nga fusha të ndryshe, nisur nga krerët më të lartë të shtetit e deri te këngëtarët nga estrada.

Adelina Ismaili e cila njihet si diva e muzikës moderne shqiptare, publikoi një fotografi të artistes tashmë të ndjerë në InstaStory.

Ajo e shoqëroi imazhin me një shkrim emocionues, duke treguar se ishte një fanse e përjetshme e muzikës së Pagarushës.

“Pusho e qetë madhështi, përjetësisht adhuruesja jote”, kanë qenë fjalët e Adelina Ismaili për bilbilin e muzikës shqipe.

Nexhmije Pagarusha do të varroset në vendlindjen e saj në Malishevë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme