Agjencia e Arkivave hap dy ekspozita, për demonstratat e vitit 1981 dhe 70-vjetorin e themelimit

Prishtinë | 12 Pri 2021 | 10:19 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës ka hapur ekspozitën “Vullkani” i Republikës, për nder të 40-vjetorit të demonstratave të viti 1981, raporton Ekonomia Online.

Gjithashtu, ky institucion në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ka hapur edhe ekspozitën “70 vjet Arkiv”.

Në këto dy ekspozita shihem dokumentarë të vjetër që paraqesin vlerat dhe fragmente të aktgjykimeve të ndryshme që organet gjyqësore të kohës u kanë shqiptuar organizatorëve të demonstratave.

Bedri Zyberaj, kryeshef ekzekutiv i Arkivave të Kosovës, tha se ekspozitat kanë për qëllim që qytetarëve të marrin informacione për institucionin e Arkivit.

Sipas tij, mision i tyre mbetet ruajtja e vlerave kombëtare.

“Marsi i këtij viti na solli para një fakti të rëndësishëm, e para demonstratat e vitit 1981 dhe e dyta 70-vjetori i Arkivave të Kosovës dhe për këtë arsye kemi përgatitur këto dy ekspozita”, tha Zyberaj.

“Po kemi vendosur që pas Mensës së Studentëve ku ka qenë e hapur kjo Ekspozitë të hapim edhe këtu tek ky shesh, për një qëndrim një ditor dhe që qytetarët të kenë mundësi që të informohen më shumë për tematikën e këtyre dy ekspozitave”, u shpreh tutje ai.

“Kjo është menduar vetëm sot, por kemi menduar edhe në Shkup, kërkesë nga ta që na ka ardhur”, deklaroi ai.

Të ngjashme