AGK: Vdekja e Zherkës është një humbje e madhe për gazetarinë

Prishtinë | 15 Qer 2019 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me dhimbje të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e gazetarit të mirënjohur Lekë Zherka.

Zherka ka ndërruar jetë në moshën 56 vjeçare.

“Karrierën e kishte filluar në Radio Televizionin e Prishtinës në vitin 1985. Ishte  drejtor shumëvjeçar në televizionin Kohavision (KTV). Deri në ditët e fundit të jetës së tij karrierën profesionale  e vazhdoi në Radiotelevizionin 21. AGK vlerëson lartë kontributin dhe dedikimin që Zherka pati ndaj profesionit tonë dhe konsideron se vdekja e tij është një humbje e madhe për gazetarinë. Zherka  do të mbahet mend si gazetar që i ka shërbyer me devotshmëri profesionit. AGK i shpreh ngushëllime familjarëve të Zherkës, miqve bashkëpunëtoreve dhe të gjithë kolegëve gazetarë”, thuhet në komunikatën e AGK-së.

Me rastin e vdekjes së Lekë Zherkës nesër në orën 11:00 do të mbahet mbledhje komemorative në Sheshin 21, ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e qytetit në Prishtinë, në orën 13:00. /Telegrafi/

Të ngjashme