Aheng familjar në një hotel në Prishtinë, ndërhyn Policia dhe Inspektorati

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 21:03 | Nga Ekonomia Online

Në një nga hotelet e njohura në Prishtinë është mbajtur një aheng familjar me ç’rast Policia e Kosovës ka ndërhyrë dhe ka ndërprerë e po ashtu ka shqiptuar gjoba.

Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00 ku Policia dhe Inspektorët kanë shqiptuar 86 masa administrative ndaj personave që nuk kanë respektuar ligjin anti-Covid si dhe dy fletëparaqitje nga Inspektorët e AUV-it.

Kështu ka konfirmuar për Indeksonline Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Prishtinë, 04 prill 2021– Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, si pjesë integrale e mekanizmave kyç në implementimin e strategjisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, në vazhdimësi me një përkushtim dhe angazhim të jashtëzakonshëm ka qenë në nivelin më të lartë të përgjegjësive që ka.

Me fokus të veçantë respektimin e masave për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, policia dhe inspektorët sot rreth orës 16:00, kanë ndërprerë një aheng familijar dhe kanë shqiptuar:

-Tetëdhjetë e gjashtë (86)masa administrative ndaj personave që nuk kanë respektuar ligjin për parandalimin e dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, si dhe

-dy (2) fletëparaqitje nga Inspektorët e AUV-it.

E kuptojmë që është e domosdoshme lidhja njerëzore me njëri tjetrin, por tani për tani duhet të respektojmë rekomandimet e kufizimet e vendosura pasi që ruajtja e shëndetit publik është prioritetet për të gjithë ne”

Të ngjashme