AKK po evidenton çdo shkelje të rregullave të konkurrencës gjatë pandemisë

Prishtinë | 07 Pri 2020 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) është duke vazhduar punën për të parandaluar dhe evidentuar çdo shkelje të mundshme të rregullave të konkurrencës në vend.

Që në kohën kur COVID-19 është shpallur si pandemi nga institucionet ndërkombëtare, AKK është mobilizuar për të garantuar që sjellja e operatorëve tregtarë të jetë në kuadër të rregullave dhe ligjeve në fuqi.

Në këtë kontekst, falë angazhimit të AKK-së dhe institucioneve të tjera relevante, është arritur që të menaxhohet me sukses situata e çmimeve të produkteve në treg, duke evituar panikun që u krijua në ditët e para në opionin publik. Me këtë rast, AKK dëshiron të falendërojë edhe qytetarët për bashkëpunimin e mirë të treguar në këto kohë.

AKK ka bërë monitorimin e tregut dhe ka evidentuar dyshime për shkelje të konkurrencës në disa raste që kanë të bëjnë me shitjen e dezinfektuesve dhe alkoolit për përdorim mjekësor.

AKK do të bëjë hetime të detajuara lidhur me këto dyshime dhe do të ndërmarrë masat e nevojshme ndaj të gjithë operatorëve që kanë kryer sjellje anti-konkurruese.

Siç e kemi thënë në disa raste, gjurmët mbesin dhe shteti do të veprojë ndaj të gjithë shkelësve të ligjit.

Ditëve të fundit, AKK ka zhvilluar një fushatë vetëdijësuese për qytetarët dhe sektorin e biznesit lidhur me të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, në mënyrë që të evitohet çfarëdo shkelje e rregullave të konkurrencës në treg.

Ne ftojmë qytetarët, mediet dhe të gjithë që të adresojnë dyshimet për shkelje të konkurrencës tek AKK dhe u bëjmë thirrje të gjithë
operatorëve tregtarë që të mos përfitojnë nga kjo krizë.

Të ngjashme