AKP-ja pranon 54 oferta për 27 asete që kishte në shitje

Prishtinë | 10 Gus 2022 | 12:50 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) të mërkurën ka pranuar 54 oferta për shitjen e 27 aseteve, raporton Ekonomia Online.

Pranimi i ofertave është bërë nga ora 10:00 deri në orën 12:00.

Manushe Mataj, nga kjo agjenci tha se fillimisht do të bëhet selektimi i ofertave për t’u bërë më pas edhe hapja e tyre.

“Në shitjen e asteteve janë 27 asete dhe janë pranuar 54 oferta. Tani po bëhet edhe hapja e ofertave. Në fillim kemi bërë seklektimin e ofertave”.

“Janë 4 tavolina kontrolluese. Tavolina e katërt përbëhet nga ekspert të marketingut”.

Njësia nr.01-IMB Lokali 33 në Mitrovicën Veriore – Kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 71.42m² sipas Vendimit komunal nr.351/104 data 10.09.1978,  me të cilin është lejuar ndërtimi i lokalit të përkohshëm, në listën e aseteve paraqitet me sipërfaqe 67m², ndërsa sipas matjeve në terren ka sipërfaqe prej 58.5m². Lokali gjendet në lagjen “Kodra e Minatorëve” në Mitrovicën Veriore. (Depozita e ofertës: €  5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH IMB –Mitrovicë; Zitopromet Fi -709/89; JSC Mlinpek Fi 1045/94; JSC Mlinpek Fi 1530/94; NSH IMB UNMIK RPB Nr 80106483

Njësia nr.02-Lux Lokali Rudar në Tunelin e Parë – Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe prej 78.06m² e përcaktuar sipas matjeve në terren, ndërsa sipas listës së aseteve, sipërfaqja është 50m². Lokali gjendet në përdhes të një objekti banesorë në Tunelin e Parë në Mitrovicë. Lokali aktualisht është i mbyllur. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: N.Sh. “Lux” Fi – 200/89; Fi- 6273/92; UNMIK  regj.nr. 80038216

Njësia nr.03-Lux Vetëshërbimi Tunel në Tunelin e Parë –  Kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 150m² sipas listës së aseteve, ndërsa sipas matjeve në terren lokali ka sipërfaqe prej 168m². Lokali gjendet në rrugën kryesore në Tunel të Parë, Komuna e Mitrovicës Jugore. Lokali aktualisht është i mbyllur. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: N.Sh. “Lux” Fi – 200/89; Fi- 6273/92; UNMIK  Numri i regjistrimit 80038216

Njësia nr.04-Çyçavica Lokali Lasta në Prelluzhë – Kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 63m² sipas listës së aseteve, ndërsa sipas matjeve në terren ka sipërfaqe prej 66m². Lokali gjendet në fshatin Prelluzhë, përballë Shtëpisë së Kulturës, komuna e Vushtrrisë. (Depozita e ofertës: €  5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NTSH “Çyçavica” Vushtrri Fi-118/85; Fi-503/88; Fi-632/89; Fi-7523/92;  UNMIK Reg 80006187.

Njësia nr.05-Çyçavica Lokali Sitnica në Prelluzhë – Kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 64m² sipas listës së aseteve, ndërsa sipas matjeve në terren ka sipërfaqe prej 62m². Lokali gjendet në fshatin Prilluzhë, përballë Zyrës së Komuniteteve, Komuna e Vushtrrisë. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NTSH “Çyçavica”Vushtrri Fi-118/85; Fi-503/88; Fi-632/89; Fi-7523/92;  UNMIK Reg 80006187.

Njësia nr.06-IMB Lokali 28 në Mitrovicën Veriore – Kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 25.50m² sipas matjeve në terren, ndërsa sipas listes se aseteve ka sipërfaqe prej 65m². Lokali gjendet në rrugën “Filip Vishnjiq” në Mitrovicën Veriore. Lokali aktualisht është i mbyllur. (Depozita e ofertës: € 3,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH IMB –Mitrovicë; Zitopromet Fi-709/89; JSC Mlinpek Fi 1045/94; JSC Mlinpek Fi 1530/94; NSH IMB UNMIK RPB Nr 80106483

Njësia nr.07-Agrokultura Depo në Bare – Kjo shitje ofron depon me sipërfaqe prej 175m² sipas dokumentacionit të posedimit-faturës së tatimit në pronë, ndërsa sipas matjeve në terren objekti ka sipërfaqe prej 167m². Depoja gjendet në fshatin Bare, afër shkollës fillore, Komuna Mitrovica Jugore. Prona aktualisht nuk shfrytëzohet. (Depozita e ofertës: € 3,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: KB “23 Nëntori” Fi-414/75, Fi-1604/90; PZ “Rasadnik” D.D Fi-7898/92; K.P. Agrokultura, nr. regj. Biz.: 80091117

Njësia nr.08-Parcela nr.199-3 në Dranashiq – me sipërfaqe 1,566m² (15ari 66m²), me kulturë bujqësore, arë e klasës 4, në ZK Dranashiq, komuna Klinë. Prona ka qasje në rrugë publike me nr. 196. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB Malishgani, Klinë në likuidim (“Ndërmarrja”) Fi. Fi.265/90

Njësia nr.09-Parcelat nr. 227-2, 227-19 dhe 227-37 në ZK Kosh – me sipërfaqe 19250m² (1ha 92ari 50m²), në ZK Kosh, me kulturë pyjor/mal i klasës 4-të  dhe arë e klasës 5-të, komuna Istog. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB Malishgani, Klinë në likuidim (“Ndërmarrja”) Fi. Fi.265/90

Njësia nr.10-Parcelat nr.599-2 dhe 599-3 Z.K Kaliqan – Kjo shitje përfshin tokën me sipërfaqe 5ha 34ari 77m² (53477 m²) që ndodhet në ZK Kaliqan, komuna Istog, e cila përbëhet nga këto parcela kadastrale 00599-2 me sipërfaqe 12387m² kultura bujqësore kullosë e klasës 3 dhe 00599-3 me sipërfaqe 41090m², kultura pyjor, mal i klasës 2. Parcelat kanë qasje në rrugën publike me nr.603. Parcela nr.599-3 në pjesën jugore të saj përfshin në vete sipërfaqe të rrugës së asfaltuar me sipërfaqe të përafërt prej 131m². Nuk ekziston ndonjë marrëveshje mbi qira. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: “KB “Vrella “, Istog (në likuidim)

Njësia nr.11-Parcela nr.280-1 në ZK Dubravë – Kjo shitje përfshin parcelën nr.280-1 me sipërfaqe prej     2ha 79ari 41m² (27941m²) me kulturë mal i klasës 2 (gjendja faktike e saj është tokë me kulturë bujqësore),  në ZK Dubravë, komuna Istog. Parcela ka qasje në rrugë fushore. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: KBI “Dubrava”, Istog

Njësia nr.12-Parcela nr.261-5 në ZK Dubravë – Kjo shitje përfshin parcelën nr.261-5 me sipërfaqe prej 27ari 84m² (2784m²) me kulturë mal i klasës 2 në ZK Dubravë, komuna Istog. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: KBI “Dubrava”, Istog, në likuidim

Njësia nr.13-Parcelat nr.362-9 dhe 362-14 në ZK Bërkovë – Kjo shitje përfshin tokën me sipërfaqe 4ha 38ari 80m² (43880m²) që ndodhet në ZK Berkovë, Komuna Klinë e cila përbëhet nga këto parcela kadastrale: 00362-9 me sipërfaqe 25800m² me kulturë mal i klasës 3, 00362-14 me sipërfaqe 18080m² me kulturë mal i klasës 3. Parcela kadastrale nr.362-14 ka qasje në rrugë publike nr.362-12. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: KB “Liria“, Klinë (në likuidim)

Njësia nr.18-ETMMK Lokali në Ferizaj – Kjo shitje ofron lokalin  afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej 59.12m². Aseti gjendet në katin përdhesë të objektit banesor (P+4), në rr. Remzi Hoxha, Ferizaj.  Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri. (Depozita e ofertës: € 15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: Enti I Teksteve dhe Mjeteve Mësimore të KSAK   Fi -8/87.

Njësia nr.20-Mekanizimi Lokali nr.2 në Mitrovicën e Veriut –  Kjo shitje ofron hapësirën afariste me sipërfaqe  prej 77m². Aseti gjendet në rr. Kolashini, Mitrovicë  Veriore, në përdhesen e objektit kolektiv banesor. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: Drustveno Trgovinsko Preduzece “Mehanizacija” sa p.o, Pristina Fi.614/89

Njësia nr.21-Investbanka Lokali në Mitrovicë –  Kjo shitje ofron  hapësirën afariste me sipërfaqe të përgjithshme prej 81m². Aseti  ndodhet në përdhes të ndërtesës P+1, në sheshin kryesor “Adem Jashari” në qendër të Mitrovicës. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri. (Depozita e ofertës: € 15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: Beogradska Banka “Invest Banka” D.D. Beograd, Poslovna Jedinica Prishtina Fi.13383/95.

Njësia nr.23-NSH NBI Rahoveci-Prona në Radost 2, Rahovec – ofron për shitje pronën në ZK Radost, Komuna e Rahovecit, me sipërfaqe të përgjithshme prej 6ha 13ari 93m² (61393m²) me kulturë “mal i kl.2”. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:   NBI/PIP“Orvin”Orahovac – Fi. 492/89; Fi.1764/92.

Njësia nr.24-NSH NBI Rahoveci-Prona në Radost 5, Rahovec – ofron për shitje pronën në ZK Radost, Komuna e Rahovecit, me sipërfaqe të përgjithshme prej 1ha 41ari 70m² (14170m²) me kulturë “mal i kl.2”. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:   NBI/PIP“Orvin”Orahovac – Fi. 492/89; Fi.1764/92.

Njësia nr.25-NSH NBI Rahoveci-Prona në Radost 6, Rahovec – ofron për shitje pronën në ZK Radost, Komuna e Rahovecit, me sipërfaqe të përgjithshme prej 1ha 6ari 12m² (10612m²) me kulturë “mal i kl.2”. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:   NBI/PIP“Orvin”Orahovac – Fi. 492/89; Fi.1764/92.

Njësia nr.26-Zadruga Shtërpce-Prona në Biti e Epërme 16 – ofron për shitje pronën në ZK Biti e Epërme, Komuna e Shtërpces, me sipërfaqe të përgjithshme prej 21ari 15m² (2115m²) me kulturë “mal i kl.5”. (Depozita e ofertës:€ 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: DP “Zadruga Štrpce”, Štrpce (Fi.56/90)

Njësia nr.27-Zadruga Shtërpce-Prona në Biti e Epërme 17 – ofron për shitje pronën në ZK Biti e Epërme, Komuna e Shtërpces, me sipërfaqe të përgjithshme prej 1ha 62ari 3m² (16203m²) me kulturë “mal i kl.5”.(Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: DP “Zadruga Štrpce”, Štrpce (Fi.56/90)

Njësia nr.28-NSH Zadruga Shtërpce-Prona në Biti e Epërme 18 – ofron për shitje pronën në ZK Biti e Epërme, Komuna e Shtërpces, me sipërfaqe të përgjithshme prej 11ari 68m² (1168m²) me kulturë “mal i kl.3”. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: DP “Zadruga Štrpce”, Štrpce (Fi.56/90)

Njësia nr.29-NSH Zhupa Reqane-Prona në Gornjasellë – ofron për shitje pronën në ZK Gornjasellë, Komuna e Prizrenit, me sipërfaqe të përgjithshme prej 25ari 55m² (2555m²) me kulturë “mal i kl.5”.(Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: “Sredačka Župa” Fi.384/89

Njësia nr.30-NSH Zhupa Reqane-Prona në Gornjasellë 1 – ofron për shitje pronën në ZK Gornjasellë, Komuna e Prizrenit, me sipërfaqe të përgjithshme prej 5ha 30ari 10m² (53010m²) me kulturë “mal i kl.6”. (Depozita e ofertës: € 7,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: “Sredačka Župa” Fi.384/89

Njësia nr.31-NSH Zhupa Reqane-Prona në Drajçiq – ofron për shitje pronën në ZK Drajçiq, Komuna e Prizrenit, me sipërfaqe të përgjithshme prej 1ha 42ari 9m² (14209m²) me kulturë “mal i kl.6”. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: “Sredačka Župa” Fi.384/89

Njësia nr.32-NSH Zhupa Reqane-Prona në Reçan – Prona në Reçan – ofron për shitje pronën në ZK Reçan, Komuna e Prizrenit, me sipërfaqe të përgjithshme prej 98ari 67m² (9867m²) me kulturë “mal i kl.5”.(Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:  “Sredačka Župa” Fi.384/89

Njësia nr.34-NSH Zhupa Reqane-Shitorja nr.7 në Llokvicë – ofron pronën me sipërfaqe të përgjithshme prej 104m² me kulturë ‘ndërtesë’, që ndodhet në fshatin Llokvicë, Komuna e Prizrenit. Sipas matjeve interne në terren të kryera nga AKP, sipërfaqja e objektit rezulton të jetë 73m². Aktualisht shitorja është e mbyllur. (Depozita e ofertës: € 3,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: “Sredačka Župa” Fi.384/89

Njësitë në vijim janë tërhequr nga shitja e aseteve:

Njësia nr.14-KB Drita Toka në Shajkoc
Njësia nr.15-KB Flora Toka në Pakashticë të Epërme
Njësia nr.16-KB Përparimi Toka në Miroc

Njësia nr.17-Barnatorja në Lipjan
Njësia nr.19-Agrokosova Zyrat në Dardani
Njësia nr.22-KB Liria Toka në Siçevë
Njësia nr.33-NSH Koritniku-Shitorja në fshatin Kërstec, Dragash

Të ngjashme