AKP ka nxjerrë në shitje 19 toka e lokale

Prishtinë | 08 Kor 2022 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka shpallur Shitjen e 56-të të aseteve të ndërmarrjeve në likuidim, përmes të cilës ofron për shitje 19 asete të pronave shoqërore që gjinden në pesë rajonet e Republikës së Kosovës.

Lista e aseteve të përfshira përmban lokale afariste dhe shitore në Prizren, Dragash, në Lipjan, Mitrovicë dhe në Gllogoc, pastaj toka disahektarëshe në komunën e Klinës dhe të Istogut.

Të ngjashme