Aksident i rëndë në dalje të Pejës, rrokulliset vetura

Prishtinë | 18 Tet 2020 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasdite në dalje të qytetit të Pejës, rrugës për në Deçan.

Raportohet për katër persona të lënduar të cilët janë dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës.

Aksidenti ka ndodhur në mes të një veture Mercedes ML dhe një Golf 4, që të dyja me targa vendore.

Për rastin është deklaruar edhe Policia e Pejës.

“Rreth orës 15:00 ka ndodhur aksident trafiku mes dy veturave, si pasojë e të cilit katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Spitalin e Pejës. Hetuesit janë në vendngjarje dhe informacione shtesë do të kemi sapo të përfundojnë ekzaminimet.”-deklaroi për ‘RADIO 1’, Driton Rugova – Zyrat për Informim i Policisë në Pejë.

Policia Rajonale ka dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas dëshmitarëve shkak mendohet të ketë qenë mospërshtatja me kushtet e rrugës.

Të ngjashme