Aksident në Pejë, motoristi dërgohet në QKUK

Prishtinë | 04 Kor 2021 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Një motoçiklist ka pësuar lëndime trupore dhe për shkak të natyrës së lëndimeve është nisur për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare në Prishtinë pas një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Lybeniq të Pejës, në rrugën Pejë-Deçan.

Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një motoçikletë.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Të ngjashme