Aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka të lënduar

Prishtinë | 23 Pri 2019 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Një aksident ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën Prishtinë – Podujevë dhe dy persona kanë mbetur të lënduar.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënsja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 15:40 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë. Dy automjete kanë qenë të përfshira. Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar”, tha Ahmeti.

Gjithashtu, Ahmeti është shprehur se me rastin po merret njesiti i trafikut.

Ende nuk ka detaje për gjendjen shëndetësore të të lënduarve.

Të ngjashme