Aksident trafiku në Klinë, lëndohet një person

Prishtinë | 12 Kor 2021 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën Klinë – Pejë, gjegjësisht në fshatin Poterq.

Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person. Këtë e ka konfirmuar Driton Rugova zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

“Në ora 17:05 ka ndodhur një aksident në fshatin Poterq të Klinës mes një kamioni dhe veture, dhe si pasoje një person ka pësuar lëndime”, ka thënë Rugova.

Të ngjashme