Aksidentohet një këmbësor në Gjilan

Prishtinë | 15 Pri 2021 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Një këmbësor ka marr lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë.

Në raportin 24 orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurë rreth orës 20:00 në fshatin Pasjan, Gjilan.

Siç thuhet në raport, i dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën nga pakujdesia ka goditur këmbësorin, të cilit i ka shkaktuar lëndime.

Ndërkaq, viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin është përfshirë një veturë dhe një këmbësor. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar -këmbësor, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin regjional në Gjilan. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Të ngjashme