Aksion simbolik para KPK-së, kërkohet shkarkimi i kryeprokurorit Munishi e prokurorit Salihu

Prishtinë | 14 Sht 2022 | 08:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka zhvilluar një aksion simbolik para Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), raporton Ekonomia Online.

Përmes këtij aksioni aktivistët kërkuan nga Këshilli Prokurorial të shkarkojë prokurorin Ruhan Salihu dhe kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, duke i cilësuar fajtorë për rastin e dhunimit të 11-vjeçares.

Po ashtu kërkuan heqjen e lëndës nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe kalimin tek Prokuroria Speciale e Kosovës për hetim të mëtejshëm.

Anita Mjeku, tha se ky institucion po prodhon prokurorë racistë që më pas shndërrohen në bashkëfajtorë të krimeve me baza gjinore.

“Aksioni sotëm është duke mbajtur vëmendjen tek ajo që e dimë si të vërtetë. Prokuroria Themelore është bashkëfajtore në përdhunimin e të miturës 11 vjeçare. Në qershor të këtij viti e mitura kishte raportuar përdhunimin nga 6 burra që kishe kaluar në duart e Ruhan Salihut i cili e neglizhoi komplet rastin e që dërgoi në përdhunimin e dytë”.

“Ruhan Salihu është i njohur për të gjitha si prokuror që neglizhoi rastet e krimeve sociale. Ruhan Salihu ka qenë prokuror edhe në rastin e Kujtim Veselit fëmijës 11 vjeçar i cili u vra. Ruhan Salihu ka dështuar ta kryejë punën e vet duke e bërë kështu bashkëfajtor në dhunim dhe vrasje. Fakti që Ruhan Salhiu është prokuror në Prokurorinë Themelore na shqetëson tej mase dhe na bënë të hezitojmë ti drejtohemi institucioneve”.

“Dështimi i institucioneve e vë në pikëpyetje besueshmërinë e këtij institucioni. Në këtë pikë trajtimi i rastit te 11 vjeçare duhet t’i hiqet nga kompetenca Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe ti kalohet prokurorisë speciale. Ne nuk mund të presim lëshim tjetër nga kjo prokuroi. Duhet dhënë llogari edhe kryeprokurori Kujtim Munishi ky i fundit është përgjegjës për lëshimin e njëpasnjëshëm. Andaj ne kërkojmë nga Këshilli Prokurorial shkarkimin e  Ruhan Salihu. Këshilli Prokuorial të shkarkojë kryeprokurorin në Prishtinë Kujtim Munishi. Ne do te vazhdojmë aksionet derisa prokurorët të shkarkohen”.

Të ngjashme