Akuza ndaj ministrit Vitia: Gënjeve për numrin e testeve për Covid

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i Kadri Veselit, Adri Nurellari, ka akuzuar Ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia se ka gënjyer për numrin e testeve për Covid-19.

Nurellari ka shkruar në Facebook se ministri i shkarkuar Vitia ka mashtruar haptaz me numrin e testeve prej rreth 7000 mijë sosh para 20 ditëve.

“Nuk ka ndodhur ndonjëherë që një ministër në Kosovë të gënjejë kaq shumë për të disatën herë për një çështje kaq delikate si shëndeti i gjithë popullsisë. Para 20 ditēsh ka thënë se kishin mbërritur 7000 teste ndërkohë që dje është raportuar se kanë mbetur vetëm 600 e deri tani janë bërë 3720 vetë. Pra kjo 7 mijësha e shumëpërmendur nuk ka mbërritur kurrë sepse ka qenë rrenë e pastër”, ka shkruar ai.

Të ngjashme