Viets viziton AUV-në, interesohet për sigurinë e ushqimeve

Prishtinë | 27 Kor 2016 | 16:49 | Nga

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, ka vizituar Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës (AUV).

Viets, e cila shoqërohej dhe nga presidenti i Zyrës shtetërore të Saksonisë së Ulët për siguri ushqimore dhe mbrojtje të konsumatorit, Eberhard Haunhorst, dhe udhëheqësi i projektit të binjakëzimit
“Mbështetje për Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë”, Erhard Zittlau, u prit nga kryeshefi i AUV-së, Valdet Gjinovci.

Sipas një njoftimi të AUV-së, Gjinovci e ka njoftuar ambasadoren Viets me punët dhe të arriturat e kësaj agjencie në fushën e sigurisë ushqimore dhe shëndetit të kafshëve, me theks të veçantë në dinamikën dhe të arritura e projektit për mbështetjen e Laboratorit të Ushqimit dhe Veterinarisë, i cili financohet nga BE-ja, ndërsa implementohet nga ekspertë gjermanë.

“Ne kemi një përvojë të mirë me ekspertët e shtetit gjerman, të cilët kanë implementuar projekte që nga viti 2009 dhe jemi duke i shfrytëzuar ende ato të arritura. Besoj se edhe ky projekt do të jete vazhdimësi e punës dhe arritjes së rezultateve”.

Nga ana e saj, Viets u shpreh e kënaqur me sukseset e punës se përbashkët ndërmjet dy autoriteteve, sipas njoftimit të AUV-së.

Ajo gjatë vizitës që i bëri Laboratorit të Ushqimit pa nga afër zhvillimin e metodave të reja testuese, ngritjen e cilësisë dhe besueshmërisë në rezultatet laboratorike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme