“Ambienti” në Pejë vlerësohet për menaxhimin më të mirë të mbeturinave

Prishtinë | 17 Dhj 2020 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Ndërmarrja Publike “ Ambienti” në Komunën e Pejës është zgjedhur një nga ndërmarrjet me përformancën më të mirë në menaxhimin e mbeturinave, raporton Ekonomia Online.

“Ndërmarrja Publike “ Ambienti” është e vetmja ndërmarrje që merret me menaxhimin e mbeturinave në Komunen e Pejës dhe në “Garën për Mjedis të Pastër” jemi zgjedhur një nga ndërmarrjet me përformancën më të mirë në menaxhimin e mbeturinave të vlerësuar nga Giz dhe ME”, njofton Arton Muhaxhiri, kryetar i bordit N.P.L “Ambienti”

“Si kryetar i bordit N.P.L “Ambienti” bashkë me antarë të tjerë të bordit dhe menaxhmentin jemi jashtëzakonisht të kënaqur për këtë vlerësim që vjen edhe si rezultat i ngritjes së nivelit të menaxhimit në ndërmarrje. Faleminderit punonjësve për angazhimin e tyre”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme