Aprovohet kërkesa e Auditores së Përgjithshme për ulje të pagës

Prishtinë | 13 Tet 2021 | 10:47 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka aprovuar kërkesën e Auditorës së Përgjithshme, Vlora Spanca, për uljen e pagës në 2 800 euro, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i këtij Komisioni, Armend Muja, tha se Auditorja e Përgjithshme ka kërkuar që t’i ulet paga prej 3835 të ju bëhet në 2800 euro.

Deputeti Eman Rrahmani tha se nuk është etike që të përzihemi në kërkesën e vet Auditores së Përgjithshme.

“Ka qenë vetiniciativë dhe nuk është etike nga ne të përzihemi në këtë pjesë apo të ndryshojmë pasi është diçka simbolike dhe të lihet vlera e asaj që ka kërkuar pra 2800 euro. Nuk duhet që të ndikojmë edhe tek dikush që ndoshta kërkon ulje page dhe me u ndikua që ne mundemi edhe më shumë t’i ulim”.

U përcaktua që në bazë të ligjit, paga e Auditores së Përgjithshme t’i caktohet paga prej 2800 euro bruto.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, gjatë fjalës së saj në këtë komision tha se priten të raportohen deri në 134 raporte të auditimit gjatë punës në vazhdim.

“Priten të raportohen 134 raporte të auditimit dhe raporte të tjera që kanë të bëjnë me resurse njerëzore. Deri ne fund të vitit do dërgohen raporte edhe tek Ministria e Drejtësisë raporte konfidenciale për dhomat e specializuara të gjykimeve”.

Spanca tutje tha se tashmë në kuadër të planeve dhe kërkesave për auditim është mbushur dhe se janë shumë kërkesa që po presin.

Muja e pyeti Auditoren e Përgjithshme, duke i thënë se shumë shqetësuese është çështja e cilësisë së derivateve të ujit.

Spanca iu përgjigj deputetit Muja e cila tha se janë 134 auditime dhe tashmë stafi janë të alokume tek auditimet mandatore për t’i kryer obligimet me ligj.

Të ngjashme