Arbnora Fejza i përvishet punës për rekord të ri në Guinness

Prishtinë | 06 Shk 2021 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Arbnora Fejza-Idrizi nga Skenderaj po synon që emrin e saj ta shkruajë edhe një herë në librin e rekordeve botërorë.

Me origamitë e saj ajo ka filluar punën për krijimin e një mozaiku në formën e flamurit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Përmes 1200 metrave katorë të mbuluar nga origami, organizatorët po synojnë të thyejnë rekordin e ri në Guinness.

E gjitha kjo po bëhet për nder të 13 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme