ARKEP-i dhe ASHMDP-ja mobilizohen për të drejtat e konsumatorëve

Prishtinë | 12 Sht 2018 | 12:46 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Tashmë BE-ja është duke shkuar në hapin tjetër në nxjerrjen e kodit për komunikime elektronike, por ende nuk është miratuar nga Parlamenti Evropian. Është në fazën e diskutimeve për më shumë se dy vite. Këtë çështje është duke e përcjellur edhe Kosova.

Kreshnik Gashi nga Autoriteti Rregullator për Komunikime Elektronike dhe Postare thotë se në rend të parë duhet të jenë të drejtat e konsumatorëve, derisa ka folur  edhe për trendin e BE-së, raporton EkonomiaOnline.

“Në legjislacionin tonë Ligji për komunikime elektronike, por edhe të gjitha rregulloret e ARKEP-it janë në përputhshmëri të plotë me kornizën rregullatore të komunikimeve elektroinike të BE-së e cila është nxjerrë në vitin 2015,” shprehet Gashi.

Këto komente ai i ka bërë në  në tryezën “Llogaridhënia e rregullatorëve dhe mbrojtja e konsumatorit”.

Hekuran Aliu nga organizata LENS, thotë se kjo tryezë organizohet si pjesë e aktiviteteve të projektit “Rregullatori Yt”.

“Qëllimi i Projektit është ngritja e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve në këtë rast Autoriteti Rregullator për Komunikime Elektronike dhe Postare sikurse edhe  Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Dy agjencitë që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, por edhe mbrojtjen e konsumatorit,” deklaron Aliu.

Valon Kryeziu nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale thotë se Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale është përcjellur nga Qeveria në Kuvendin e Kosovës dhe aktualisht pritet që edhe legjislativi të përmbyllë këtë çështje, raporton EO.

“Presim shumë shpejtë Ligji të miratohet në Kuvend dhe të hyjë në fuqi. Në ligjin  e ri janë disa risi. Risia sa i përket parimeve ligjore pothuajse janë të njejta me ligjin aktual me përjashtim të parimit të transparencës që është inkorporu sipas rregullores së re të Bashkimit Evropian. Ligji i ri gjithashtu rregullon edhe funksionimin e brendshëm të institcionit ku nga një organ kolegjial kalohet në një mekanizëm ose organ individual ku është paraparë që të ketë një komisionerë për mbrojtjen e të dhënave personale që Kuvendi i Kosovës në bazë të një konkursi publik ta zgjedhë komisionerin.”

Në këtë tryezë u prezantuar edhe dy punime të cilat janë realizuar në kuadër të projektit “Rregullatori Yt” dhe të cilat shpjegojnë për fushëveprimin, kornizën ligjore, funksionimin, llogaridhënien, transparencën, mënyrën e organizimit, raportimi në kuvend, trajtimin e ankesave të konsumatorëve nga institucionet, si dhe çështjet/problemet kryesore me të cilat ballafaqohet Autoriteti Rregullator për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP) dhe Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (ASHMDP).

Lexo më shumë:

Të ngjashme