Arrestohen 5 persona të dyshuar për veprat penale lëndim trupor dhe kanosje

Prishtinë | 03 Nën 2020 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, Stacioni Policor Deçan, me datёn 02.11.2020, ka pranuar njё informatë se nё fshatin Strellc i Epёrm në Deçan disa persona janë duke u rrahur.

Njësiti policor nga stacioni policor në Deçan menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Nga njësitë përkatëse të Policisë janë ndërmarrë masat e nevojshme të menjëhershme dhe katёr (4) personat e dyshuar nё kёtё rast janё arrestuar.

Mё pas nga personi i dyshuar (familjar i tё dyshuarve tё tjerё) ёshtё kanosur viktima e rastit, ku Policia menjёherë ka arrestuar edhe kёtё të dyshuar pёr veprёn penale ‘kanosje’.

Për rastin është informuar prokurori dhe me vendim të tij personat e dyshuar pёr veprat e lartcekura ndalohen për 48 orё.

Hetuesit janë duke punuar në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme