Arrestohet një burrë në Vushtrri, rrahu gruan me fëmijë

Prishtinë | 05 Sht 2021 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një burrë në Vushtrri, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me 21 fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të saj. Në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me 21 fishekë. Viktima e ka refuzuar tretmanin mjekësor dhe tek njëjta nuk janë vërejt lëndime të dukshme”, thuhet në raport.

Tutje, policia njofton se pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme