Arrestohet një e mitur në Obiliq, rrahu një vajzë tjetër

Prishtinë | 09 Dhj 2021 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një e mitur në Obiliq, pasi e ka rrahur një vajzë tjetër.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje për shkak të një problemi të mëhershëm, përcjell Klankosova.tv.

“Është arrestuar e dyshuara e mitur femër kosovare e cila pas një mosmarrëveshje për shkak të një problemi të mëhershëm e kishte sulmuar fizikisht viktimën e mitur femër kosovare”, thuhet në raport.

Tutje, në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit e dyshuara pas ekzaminimit mjekësor është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Të ngjashme