Arrijnë ndihmat e para në Durrës, nisja tjetër bëhet në orën 15:00 nga Prizreni

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se në orën 02:00 të mëngjesit konvoji prej 17 makinave të ndryshme, përfshirë edhe një autoambulancë, me 51 tonë ndihma ka arritur në Durrës, përcjell Ekonomia Online.

Shpërndarja e këtyre ndihmave po vazhdon edhe në këto momente.

Përmes një njoftimi në Facebook Vetëvendosje ka njoftuar që ndihmat tjera të cilat janë mbledhur gjatë natës dhe po vazhdojnë të sillen nga qytetarë të shumtë gjatë gjithë kohës në të gjitha Qendrat Lëvizjes VETËVENDOSJE, do të transportohen sot.

Nisja do të bëhet në ora 15:00, nga Prizreni, ku do të jetë pika e takimit e konvojeve me ndihma nga Qendrat tjera.

Sot, në orën 02:00 në mëngjes, konvoji prej 17 makinave të ndryshme, përfshirë edhe një autoambulancë, me 51 tonë ndihma…

Gepostet von Lëvizja VETËVENDOSJE! am Mittwoch, 27. November 2019
Fotografia e Lëvizja VETËVENDOSJE!
Fotografia e Lëvizja VETËVENDOSJE!
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme