Asfaltohet rruga Shajkoc – Xeherore

Prishtinë | 24 Kor 2019 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu, inspektoi punimet në asfaltimin e rrugës Shajkoc-Xehrore, investim i MIT-së.

Zëvendësministri Kadriu, tha se MIT po investon në të gjitha komunat e vendit, në mënyrë që qytetarëve t’u krijohet lehtësi në qarkullim dhe qasje më e lehtë në zonat turistike të vendit.

Kjo rrugë me gjatësi 6.6 kilometra, ka kosto rreth 660 mijë euro dhe lidhë me rrugë Shajkocin, Drazhnjen e Xeheroren dhe mund të shfrytëzohet edhe për të kaluar në Orllan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme