Asociacioni i Komunave të Kosovës vazhdon të përkrahet nga NALAS-i

Prishtinë | 12 Nën 2021 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi është takuar me Drejtorin Ekzekutiv të NALAS-it (Rrjeti i Asociacioneve të Pushtetit Lokal në Evropën Juglindore) Kelmend Zajazi ku janë dakorduar për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Drejtori i NALAS Zajazi u zotua se do të përkrah Asociacionin e Komunave të Kosovës edhe në të ardhmen përmes projekteve RCDN, SORI dhe iniciativave tjera. Vlen të ceket se qëllimi i Projektit “Rrjeti Rajonal për Ngritje të Kapaciteteve” është që të përmirësoj efikasitetin dhe efektivitetin në ndërmarrjet për ofrimin e shërbimeve të ujit dhe kanalizimit në Ballkanin Perëndimor.

Pastaj, në ofrimin më të mirë të shërbimeve për një numër më të madh të popullatës me qasje në ujë të pijshëm dhe kanalizim, me qëllim të përmbushjes së kërkesave të parapara nga Acquis Communautaire të Bashkimit Evropian për mjedisin.

Edhe projekti SoRi mbështetet nga Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillimit Ekonomik e Gjermanisë (BMZ) dhe synon të forcojë kapacitetet e profesionistëve individualë dhe të institucioneve qeveritare e joqeveritare duke u përqendruar në shërbimet sociale, rritjen e ndërgjegjësimit, financimin e shërbimeve sociale lokale, dhe shkëmbimin e përvojave.

Të ngjashme