Avokati Koci për vrasjen e policit: Mentalitet talibanesk, a keni parë ndonjë shtet të festohet me armë

Prishtinë | 19 Shk 2022 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Avokati Arianit Koci ka reaguar për rastin tragjik të vrasjes së zyrtarit policor nga kolegu i tij në Zllatar të Prishtinës.

Koci ka thënë me anë të një postimi në Facebook se festimi me armë, sipas tij është “akti më primitiv i mundshëm”.

Një formë të tillë festimi, avokati Koci e ka quajtur “mentalitet talibanesk”.

Sipas tij, çdo politikan që ekspozohet me armë duke festuar, duhet bojkotuar tërësisht dhe njëkohësisht duhet ashpërsuar dënimet për raste të tilla.

Postimi i plotë:

Nuk ka lojë me armë zjarri.

Kur edhe policëve i ndodhin tragjedi të tilla (mbrëmë është vrarë një polic nga kolegu i tij, gjatë ahengut), që supozohet se janë të trajnuar, çka ndodh me qytetarët e patrajnuar?

Përndryshe, festimi me armë është akti më primitiv i mundshëm.

A keni parë dikund në ndonjë shtet të civilizuar që festojnë me armë?

A keni parë ndonjë top politikan modern, që feston me armë?

Askund, përveç te ne, dhe në vende si Afganistani.

Katastrofë.

Mentalitet talibanesk.

Prandaj, çdo politikan që ekspozohet me armë duke festuar, duhet bojkotuar tërësisht-nëse mendojmë me ndërtu shtet normal!

E dënimet duhet ashpërsuar shumë-tash dhe menjëherë!.

Të ngjashme