Bahtiri viziton mjekët dhe policët në Bërnjak

Prishtinë | 14 Mar 2020 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, si dhe drejtorin e QKMF-së “Dr. Nexhat Çuni”, Fevzi Sylejmani, kanë vizituar pikën e kalimit kufitar në Bërnjak, për të parë nga afër ekipin mjekësor dhe zyrtarët policor, të cilët po zbatojnë masat që janë ndërmarrë, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me parandalimin e Corona Virus COVID-19.

Bahtiri ka falënderuar ata për kujdesin e shtuar ndaj qytetarëve dhe zbatimin në përpikëri të masave dhe rekomandimeve të dhëna nga Qeveria e Kosovës, dhe IKSHP-ja për tu mbrojtur nga ky virus.

Ai po ashtu ka ofruar përkrahjen e tij të plotë dhe të Komunës së Mitrovicës për ti ndihmuar dhe për të tejkaluar së bashku këtë gjendje.

Të ngjashme