Banori i fshatit Bellanicë pretendon se janë fshehur 40 padi ndaj ndërmarrjes “Mirusha” gjatë privatizimit nga AKM-ja

Prishtinë | 17 Dhj 2020 | 15:22 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë raporton Hazir Hoxha, përfaqësues i fshatit Bellanicë- Malishevë, i cili tha se janë 40 padi ndaj ndërmarrjes “Mirusha” në Gjykatën Komunale të Malishevës, që ai pretendon se janë fshehur derisa është bërë privatizimi nga AKM-ja, raporton Ekonomia Online

Kryesuesi i komisionit Hajrullah Çeku ka pyetur dëshmitarët se cila është aryeja që kanë kërkuar të raportojnë.

Hazir Hoxha përfaqësues i fshatit Bellenicë tha se ka mjaftueshëm dokumente se prona ka qenë e tyre.

“Do të prezantojë me dokumente që një pronë ka qenë e jona dhe është e jona, kështu figuron prej 1923. Flas në emër të mbi 5000 banorëve në emër të fshatit Bellenicë e Bajë. Kemi dokumentë të mjaftueshme. Po të ishte pronë e shtetit në këto dokumente nuk ishte e cekur që është pronë private”, tha Hoxha.

Bekë Berisha ka pyetur se a kanë pranuar ndonjëherë banorët me u kriju organizata “Mirusha”. Kurse Hoxha ka thënë se jo. Poashtu Berisha ka pyetur se a kanë punuar banorët në atë organizatë. Po ka thënë Hoxha, rreth 150 banorë.

“Kjo tokë është marrë si kolonizim në fillim, por për shkak të mungesës së ujit nuk janë sjellur banorë serbë dhe në vend të kësaj është hapur kjo organizatë”, ka thënë Hoxha.

“Ahmet Rrahmanaj, dhe nipi i kryetarit te Gjykatës Themelore të Prizrenit, Mustafë Hoxha nga këta dy përsona është privatizuar ndërmarrja “Mirusha” me 1500 hektarë, bashkë me tokën tonë në vitin 2007. Pas kësaj zyrtarë të lartë të Malishevës e kanë blerë tokën me 11 euro e kanë shitur me 1000 euro”,ka shtuar poashtu Hoxha.

Zëvëndëskryesuesi i komisonit Gazmend Bytyçi ka pyetur se a keni pasur kontest  pronësor ju si fshat me AKM-në.

“Janë 40 padi ndaj Mirushës në Gjykatën Komunale të Malishevës. Por ato janë fshehur derisa është bërë privatizimi nga AKM-ja”, ka pohuar Hoxha.

Hoxha ka thënë se krimi i organizuar dhe korrupsioni janë bërë gjatë këtij privatizimi.

Çeku e ka pyetur për ndërhyrje të grupeve të ndryshem në proces.

“Patjetër që po. E bëjë përgjëgjës kryetarin e gjykatës së Malishrvës Emrush Kastratin dhe Imer Hoxhën që nuk e di saktë pozitën e tij” ka thënë Hoxhaj.

Çeku ka propozuar që javën e ardhshme të vazhdohet ky takim, meqenëse dëshmitarët kanë edhe shumë informacione për t’i dhënë komisionit.

Në komision u vendos që përfaqësuesit e ndërmarrjës Ramiz Sadiku të intervistohen sot kurse me ata Sindikatës së Pavarur Elekro Kosova të shtyhet për javën e ardhshme.

Të ngjashme