Bashkatdhetari nga Anglia proteston para Kuvendit, kërkon t’i mbrohet investimi

Prishtinë | 06 Qer 2018 | 12:21 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fatmir Ibrahimi nga komuna e Lipjanit, me banim në Angli, ka protestuar sot i vetëm para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës lidhur me padrejtësitë që po i bëhen atij dhe investuesve të tjerë në Kosovë.

“Investimet në Kosovë nuk kanë siguri. Investimet në Kosovë sjellin bela”, shkruante në një pankartë që ai mbante në duar.

Ibrahimi  ka treguar për Ekonomia Online lidhur me problemet që ka pas blerjes së një lokali në Lipjan. Ai thotë se një uzurpator nuk e lë qe sa vjet të punojë në lokalin e blerë në njërën nga valët e privatizimit. Dje, vëllau i tij është rrahur për të dytën herë nga ai që ua ka uzurpuar lokalin.

“Unë jam nga komuna e Lipjanit, por jetoj që disa vite në Angli. Kam blerë një lokal në Lipjan ku kam investuar në të, mirëpo një uzurpator nuk na ka lënë të operojmë”.

Ai ka thënë se e kanë njoftuar Policinë e Prokurorinë, por problemi nuk është zgjidhur, përkundrazi janë sulmuar edhe fizikisht.

“Dje vëllai ka hapur lokalin dhe personi në fjalë e ka sulmuar… Deri në mëngjes ka qenë në shok dhomë. Ai edhe një herë tjetër e ka rrahur vëllaun”, ka treguar Ibrahimi.

“Unë kam marrë leje të protestojë në mënyrë që të ua bëjë me dije institucioneve se çfarë po ndodhë”.

“Nëse institucionet përgjegjëse nuk bëjnë atë që duhet do ta marrë drejtësinë vetë në dorë”, ka paralajmëruar ky bashkatdhetar.

Të ngjashme