Bebet e grevës s’po i “njeh” shteti

Prishtinë | 26 Sht 2022 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Ka dy javë që Drina Tolaj ka ardhur në jetë.

Por kjo foshnje nuk figuron askund në gjendjen civile si banore e re e vendit.

Që nga 25 gushti kur nisi greva e shërbyesve civilë, janë edhe 705 të lindur në QKUK që kanë mbetur pa u regjistruar.

Kësisoj, e ëma e foshnjës Albulena Selmanaj-Tolaj, thotë se janë të shqetësuar se si do të rrjedhin procedurat për regjistrimin e saj, raporton Klan Kosova.

Ngase të njëjtës i është thënë në spital se sistemi nuk e lejon regjistrimin e fëmiut pas të kalon një muaj nga lindja.

Të ngjashme