Bllokohen rrugët në Prishtinë, shkak vizita e Edi Ramës

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 08:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do ta presë me ceremoni shtetërore në  Prishtinë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, si dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar të tij.

Përderisa Policia ka bllokuar njërin krah të rrugës “Agim Ramadani” nga udhëkryqi i Mensës së Studentëve deri të ministria e Arsimit, raporton Ekonomia Online.

E bllokuar është edhe rruga “UÇK”, te “Qafa”.

Vizita njëditore e kryeministrit Rama në Kosovë bëhet me ftesë të kryeministrit Kurti. Rama gjatë kësaj vizite do të takojë edhe liderët e partive politike opozitare.

Të ngjashme