BQK-ja ngushëllon familjen e Roland Kaçanit

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës e ka pritur me pikëllim të madh vdekjen e drejtorit të deritashëm të kompanisë së sigurimeve “Sigma”, Roland Kaçani.

Me këtë rast, Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti ka ngushëlluar familjen Kaçani për humbjen e më dashurit të tyre dhe gjithë sektorin e sigurimeve në Kosovë.

Rolandi do të mbahet mend si një punëtor dhe bashkëpunëtor i madh me të gjithë dhe për të mirën e sektorit të sigurimeve.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Të ngjashme