Burri nga Peja raporton në Polici se babai dhe vëllai i gruas deshën ta vrasin

Prishtinë | 12 Qer 2021 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Një burrë nga Peja ka raportuar në Polici se babai dhe vëllai i bashkëshortes së tij kishin tentuar ta vrasin në dhjetor të vitit 2017.

Sipas Policisë, kjo kishte ndodhur shkaku i një mosmarrëveshje.

“Rr. UÇK-së, Pejë dhjetor 2017-NN. Me 11.06.2021 viktima mashkull kosovar ka raportuar se në dhjetor 2017, pas një mosmarrëveshje, dy të dyshuarit babai dhe vëllai i bashkëshortes së tij, të dyshuarit meshkuj kosovarë, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij derisa ka qenë në veturë. Si pasojë, i nijeti kishte pësuar lëndime trupore dhe i ishte dëmtuar vetura (sipas deklaratës së tij). Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Të ngjashme