Bytyqi pret në takim përfaqësuesit e OJQ “Ta pastrojmë Kosovën”

Prishtinë | 06 Nën 2018 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka pritur në takim përfaqësuesit e OJQ “Ta pastrojmë Kosovën”, të prirë nga Luan Hasanaj, me të cilët bisedoi rreth mundësive të bashkëpunimit në fushën e edukimit mjedisor.

Bytyqi, me këtë rast u shpreh se, jemi të angazhuar në krijimin e vetëdijes qytetare për domosdoshmërinë që të kujdesemi për një ambient të pastër kudo në Kosovë dhe tha se përkrahë çdo iniciativë apo aktivitet lidhur me këtë çështje.

Bytyqi gjithashtu tha se është duke i shqyrtuar mundësitë ligjore që të kërkojë angazhimin e vet shkollave, të cilat do të caktonin një orë mësimi në javë kushtuar pastërtisë së ambientit brenda dhe jashtë shollës dhe se kjo do të duhej të jetë një zgjidhje e qëndrueshme, afatgjate.

Hasanaj e përgëzoi Bytyqin për angazhimin e tij konkret në fushatën “Ta pastrojmë Kosovën”, të filluar në shtator të këtij viti, ndërsa tha se është duke u pilotuar një modul trajnues në 4 komuna të Kosovës lidhur me ngritjen e kapaciteteve të mësimdhënësve të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta në fushën e edukimit dhe shtoi se kjo do të ishte me interes të zgjerohet edhe në komunat tjera.

Të ngjashme