Coronavirusi ia merr jetën infermieres nga Peja

Prishtinë | 14 Gus 2020 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Listës së personave që nuk arritën t’i mbijetojnë virusit Corona, i është shtuar edhe infermierja 63 vjeçare nga Peja, Shkurte Geca.

Ajo që me ditë të tëra sikurse të gjithë infermierët e doktorët e tjerë që përballen direkt me pacientët e infektuar me Covid-19,  kishte disa ditë që ishte prekur nga ky virus.

Deputeti Veton Berisha ditë më parë kishte njoftuar se vjehrra e tij, që punonte si infermiere në Spitalin Rajonal Infektiv të Pejës, ishte prekur me Coronavirus.

Ndërsa mbrëmjen e kaluar Berisha ka njoftuar që ajo ka ndërruar jetë.

Njoftimi i tij:

Njoftim mortorë!Të dashur familjar, miq, gjithë ju dashmirë, Ju njoftoj që sot më datë 13 gusht 2020 ndërroj jetë e…

Gepostet von Veton Berisha am Donnerstag, 13. August 2020

Të ngjashme