Coronavirusi ndikon në punën e Agjencisë Kadastrale, bie numri i lëndëve

Prishtinë | 10 Maj 2020 | 08:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Coronavirusi ka ndikuar edhe në punën e Agjencisë Kadastrale të Kosovës. Në këtë institucion pandemia ka ndikuar që numri i lëndëve që shqyrtojnë veç në muajin prill krahasuar me vitin 2019 dhe vitin 2018 të bije për 300%.

Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës Avni Ahmeti, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se Coronavirusi ka preku aktivitet e përgjithshme kadastrale në Republikën e Kosovës.

Ai tregoi se në vitin 2020 janë 25 mijë shfrytëzues të gjeo-portalit, duke pasur rënie krahasuar me vitet e kaluara.

“Prej sistemeve të informacioneve kadastrale për tokën në Kosovë dhe për pjesën tesktuale në prill të vitit 2018 janë aprovuar 5 700 lëndë, në  prill 2019 janë aprovuar 4 500 lëndë, ndërsa në vitin 2020 janë aprovuar 1 071 lëndë, që i bie 300% janë zvogëluar aktivitetet për këtë fushë, mirëpo e kemi edhe pjesën grafike të parcelave në vitin 2018 i kemi pasur 1 070 lëndë, në vitin 2019 i kemi pasur 1 044 lëndë, ndërsa në vitin 2020 i kemi pasur vetëm 233 lëndë”.

“Statistikat nga stacionet referente të sistemi KOPOST që e shfrytëzojnë gjeodet edhe kompanitë e licencuara gjeodete, në vitin 2018 kanë qenë 3 730 orë të shfrytëzimit, në vitin 2019 kanë qenë 4 110 orë, ndërsa në vitin 2020 kanë qenë 1 141. Shfrytëzues të gjeoportalit në vitin 2020 i kemi 25 mijë që domethënë se ka rënie me vitet e kaluara”, shtoi Ahmeti.

Mes tjerash, Ahmeti tha se pandemia i ka stopuar edhe disa nga punët për vitin 2020. Sipas tij, nga distanca janë monitoruar dhe kontrolluar rreth 570 lëndë prej zyrtarëve të Agjencisë.

 “Ne si agjenci Kadastrale e Kosovës kemi pasur plane ambicioze për vitin 2020. Mirëpo kjo situatë me pandeminë na ka frenuar në realizimin e këtyre planeve, mirëpo kjo nuk do të thotë që i kemi ndërprerë të gjitha punët të cilat i kemi. Ne si Agjenci Kadastrale e Kosovës për vitin 2020 kemi pasur plan edhe monitorimin e punëve të zyrës kadastrale, të gjeodetëve dhe licencuara”.

“Deri më tash në kushte nga distanca janë monitoruar dhe kontrolluar rreth 570 lëndë prej zyrtarëve të agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe shumë shpejt do t’i kemi edhe raportet rreth punëve që janë realizuar prej Zyrave Kadastrale komunale. Poashtu jemi duke i trajtuar edhe ankesat që vijnë në agjenci si organ i shkallës së dytë”.

“Tash është një kornizë e cila i she punët dhe matjet dhe regjistrimin e njësive kadastrale. Në këtë kohë e kemi përfunduar edhe rregulloren për organizim të brendshëm të agjencisë Kadastrale të Kosovës. Normalisht ne si agjenci jemi përgjegjës edhe për të gjitha sistemet që lidhen me pronën në Republikën e Kosovës. Jemi poashtu përgjegjës edhe për matjen e gjeodetëve të licencuar, por edhe për kioskat në disa komuna”, shtoi ai.

Ahmeti me pëlqimin e drejtorëve të drejtorive të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, ka sjell vendim për lirim nga pagesa për shfrytëzim të rrjetit KOPOS për dy muaj për kompanitë e licencuara dhe për gjeodetët e licencuar, raporton EO.

“Unë kam propozuar një lloj lehtësimi për të gjithë shfrytëzuesit e sistemit KOPOST. Duke marrë parasysh rëniet që kanë ndodhur në këtë periudhë të pandemisë mars dhe prill dhe prej kur qeveria ka filluar të marrë masa për parandalimin e përhapjes së virusit Corona kam propozuar që të gjithë shfrytëzuesve të sistemit KOPOST, t’iu zgjatet afati për dy muaj”.

“Agjencia Katastrale e Kosovës i ka përshkruar gjeodet e licencuar të cilët paguajnë kosto për këtë jemi munduar t’i përkrahim për dy muaj”, shtoi Ahmeti për Eo.

Sipas tij, janë marrë të gjitha masat që janë paraparë nga Qeveria për t’i pajisur me laptop të gjithë punonjësit prej distance në mënyrë që të realizohet plani i paraparë.

 “Ne jemi në koordinim dhe respektojmë vendimet e Qeverisë. Ne kemi marrë masa menjëherë dhe i kemi pajisur me lloptop që të punojnë prej distance. Gjithashtu kemi kërkuar nga gjeodet që ti reduktojnë punët që i kanë në kuadër të punëve të tyre dhe poashtu dezinfektimit e objektit”.

Të ngjashme