“Darka e Errët”, kërkohet më shumë përkrahje për të verbrit

Prishtinë | 03 Dhj 2021 | 17:55 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata “You Can Do” ka organizuar ngjarjen “Darka e Errët”, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta, shkruan EkonomiaOnline.

Mysafirët e ftuar janë futur në një sallë pa dritë me ç’rast janë shoqëruar nga persona të verbër. Kjo është bërë me qëllim që për pak minuta të kenë ndjesinë për problemet me të cilat përballet kjo kategori gjatë tërë kohës.

Betim Bregovina, person i verbër, tha se si kategori hasin shumë në vështirësi, sidomos gjatë ngrënies nëpër restorante.

Ai ka thënë se e kundërta e saj, ne vendet tjera nëpër botë, persona të tillë kanë më shumë komoditet.

“Darka e errët është improvizim sepse nuk mund të themi se është e errët për arsye të mungesave të akomodimit të neve si staf që jemi kryesisht persona të verbër, duke u bazuar në vendet tjera nëpër botë, personat e verbër i kanë restorantet e veta që akomodohen, dhe kështu që ne do të mundohemi ta aranzhojmë një improvizim, pra vet shërbehemi e vet përgatitmi dhe vetë servohemi”, tha ai.

Arta Domi, kryeshefe ekzekutive e “Trafikut Urban”, ka thënë se në këtë kompani janë të punësuar disa persona me nevoja të veçanta, e të cilët e kryejnë punën me përpikëri.

“Në ‘Trafikun Urban’ kemi staf me persona të tillë, të cilët e përfundojnë punën me shumë përgjegjësi dhe ndikojnë në kualitetin e mirëfilltë, dhe jemi të nderuar që i kemi ata dhe do të doja që ndërmarrjet tjera që t’i japin mundësi t’i punësojnë personat e tillë, të cilët mund të kontribuojnë shumë”, tha Domi.

E profesori universitar, Fadil Maloku, tha se duhet të largohen paragjykimet për këtë kategori.

“Është kënaqësi që kur i sheh këta persona që kanë arritur kaq shumë, dhe më vjen mirë që kanë marrë  këtë iniciativë, që mendoj që duhet të shfrytëzojnë institucionet e ndryshme, në mënyrë që të paktën t’i largojmë këto paragjykime potenciale që i kemi si shoqëri, që ende vuajmë nga këto paragjykime, që na pengojnë për t’u integruar në shoqëri”, tha Maloku.


Të ngjashme